Lidhje


Letër pilotit i.zraelit që ndjek verbërisht urdhrat e Netanjahut

Çdo natë, po vret gra dhe fëmijë të pambrojtur. Çfarë do t’i thuash gruas tënde kur të heqësh kostumin e pilotit? Po fëmijëve të tu kur të rriten dhe të të pyesin pse e bëre atë  që bëre? Që thjesht ndoqe urdhrat e një njeriu që të përçmon dhe që ti gjithashtu  e përçmon?

 

Nga Uri Misgav “Haaretz”

 

I dashur A. Bashkë njihemi prej vitesh. Ti ndoqe kursin e fluturimit të Forcave Ajrore

 

të Izraelit rreth një dekadë pas meje. Në dallim nga unë, që kisha më pak aftësi në këtë fushë, ti u diplomove dhe u bëre pilot i avionëve luftarakë.

 

Operacionet e fundit luftarake në ajër që kryen forcat ajrore izraelite ishin në vitet 1980. Për ty dhe kolegët thuhet se jeni veçanërisht të aftë në “sulm”. Pra në lëshimin nga distanca të raketave dhe bombave. Ti ke pasur një karrierë të gjatë në ushtri, je transferuar në baza të ndryshme dhe i je nënshtruar trajnimeve dhe ritrajnimeve të gjata.

 

Sigurisht, si shumë të tjerë ke krijuar një familje, por ajo të ka parë shumë rrallë vitet e fundit. Ke vazhduar të fluturosh me avionët luftarakë, të stërvitesh dhe të komandosh. E mbaj si tani mend shikimin tënd të ngulur në horizont.

 

I pashëm, me flokë të gjatë dhe me diplomë universitare, ishe një djalë i ndjeshëm dhe me parime, ndër më të mirët nga ne. Më 7 tetor 2023, u thirre në shërbim për një luftë të drejtë. Ajo filloi si një luftë mbrojtëse.

 

Sikurse edhe pritej, bisedat absurde për rezervistët që refuzuan të shërbenin, rezultuan

 

të ishin propagandë e bajate nga makina helmatisëse e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Askush nuk ngre pyetje kur vendi është i pushtuar dhe populli i tij po masakrohet.

 

Që atëherë, keni bombarduar Gazën, Libanin, Sirinë dhe Jemenin. Vazhduat operacionet duke mos u bërë asnjë pyetje eprorëve. Ju dukej sikur nuk kishte asnjë arsye të drejtpërdrejtë për të pyetur se çfarë po bënit dhe çfarë po arrinit në fakt.

 

Pastaj erdhi lufta që Izraeli nisi në Iran. Për këtë ishit stërvitur. Ai ishte qëllimi kryesor i forcave ajrore izraelite. Nuk prisja që të bëje pyetje as atëherë, jo për kohën e luftës, rrethanat e saj, “panoramën e përgjithshme” apo lidhjen e dukshme midis nevojave politike dhe ligjore të Netanjahut dhe urdhrave tuaja për t’u nisur për sulm.

Edhe kur u urdhëruat që të sulmonit burgun e Evinit, ku mbaheshin kundërshtarët e regjimit dhe ndoshta vriteshin së bashku me familjet e tyre në një operacion të lavdëruar nga qeveria e Izraelit, unë e përmbajta veten dhe nuk fola.

Por më pas erdhi sulmi ajror i Izraelit në Doha. Juve ju dhanë urdhër të bombardonit një ndërtesë, ku zyrtarë të lartë të Hamasit ishin mbledhur për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Gaza dhe një marrëve

XS
SM
MD
LG