Lidhje


“Bashkë me fetë e tjera kemi kërkuar të futet edukata fetare si lëndë në shkolla! Fëmijët të mësojnë se ka Zot”

Shkodra këto ditët e fundit është tronditur nga ngjarje kriminale që kanë ngjallur reagime në publik. Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka dënuar ngjarjet e fundit kriminale, teksa theksoi se shkodranët duhet të jetojnë të lirë në qytetin e tyre dhe të mos ndjejnë frikë teksa lëvizin në rrugët e qytetit.

 

“Pse të kesh frikë të dalësh në rrugë, pse të kesh frikë të shkosh në shkollë? Njerëzit me u përballë me të keqen, ligësinë, dhunën, shkatërrimin. Kush e prish rregullin dhe natyrën që Zoti ka vendosur në këtë jetë, do të paguajë faturën e atij veprimi”, tha Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodrës.

 

Në fjalën e tij, Myftiu hodhi një propozim të rëndësishëm për të reflektuar mbi rolin e fesë dhe edukimit shpirtëror në shoqëri duke shprehur idenë për futjen e një lënde të edukatës fetare në shkolla, e cila do t’u mësojë fëmijëve për ekzistencën e Zotit.

 

“Prej vitesh kemi ngritur zërin, bashkë me fetë e tjera, pranë autoriteteve të vendit, që lënda e edukatës fetare, e mësimit të besimit, të jetë pjesë e kurrikulave të arsimit. T’u mësohet fëmijëve që ka Zot. Thirrja ime dhe mesazhi im është që njerëzit të kthehen nga Zoti” , tha ai.

XS
SM
MD
LG