Deklaratë nga Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë për vr.asjen e gazetarëve në Gaza

11 gusht 2025/Sot, Shoqata e Gazetarëve Evropianë shpreh dënimin e saj më të fortë për vrasjen e pesë gazetarëve të Al Jazeera-s — përfshirë korrespondentin e njohur Anas al-Sharif — gjatë një sulmi ajror izraelit pranë Spitalit al-Shifa në Gaza City.
Vrasja e gazetarëve është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe një precedent i rrezikshëm për sigurinë e atyre që raportojnë nga zonat e konfliktit. Deri më tani, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë paraqitur prova për të mbështetur pretendimet mbi përfshirjen e tyre në aktivitete militante — pretendime që janë mohuar nga Al Jazeera dhe nga organizata të njohura të mbrojtjes së gazetarëve.
Shoqata e Gazetarëve Evropianë kërkon një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për këtë ngjarje dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe qeverive që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të mbrojnë të drejtën e informimit.
Arber Hitaj
President, Association of European Journalists (AEJ)