Lidhje


Zyrtar sirian: Sheiku druz, Hikmet al-Hijri, kërkon autonomi për Suweidën

Një zyrtar i qeverisë siriane deklaroi të dielën se Hikmet al-Hijri, një nga udhëheqësit shpirtërorë të komunitetit druz në provincën jugore Suweida, po kërkon krijimin e një zone me vetëqeverisje në këtë krahinë. Deklarata u bë në një takim me gazetarë, ku zyrtari (që kërkoi të mbetet anonim) foli për situatën humanitare në rajon.

 

Sipas tij, qindra persona janë varrosur në varre masive pa verifikim të identitetit, pas përleshjeve që shpërthyen më 13 korrik. Ai shtoi se dy karvane me ndihma humanitare janë futur në Suweida që nga shpallja e armëpushimit nga presidenca siriane, duke përfshirë furnizime me ushqim, karburant dhe barna. Një karvan i tretë pritet të arrijë të hënën.

 

Zyrtari akuzoi al-Hijrin se ka ndaluar hyrjen e ekipeve qeveritare të shërbimeve në qytet dhe se ka konfiskuar ndihmat humanitare, duke i shpërndarë vetëm për rrethin e tij. Evakuimi i 150 mijë civilëve drejt Dërasë

 

Zyrtari bëri të ditur se 150 mijë civilë janë evakuuar nga Suweida në provincën fqinje Dëra për shkak të përkeqësimit të situatës, duke shtuar se është krijuar një krizë humanitare e thellë edhe atje. Civilët janë strehuar përkohësisht në shkolla dhe strehimore.

 

Ai sqaroi se vetëm automjetet e Kryqit të Kuq sirian lejohen të hyjnë në Suweida, ndërsa autoritetet janë në kontakt me organizata ndërkombëtare për të zgjeruar ndihmat.

 

Varre masive dhe pengje

 

Bazuar në të dhëna të inteligjencës, zyrtari tha se qindra civilë, pjesëtarë të fiseve dhe forca të sigurisë janë varrosur në varre masive pas përleshjeve dhe sulmeve ajrore izraelite.

 

Ai shtoi se në ditët e para të luftimeve, grupi i al-Hijrit ka mbajtur peng rreth 1500 civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, por mohoi që ushtria apo forcat fisnore të kenë mbajtur pengje civile.

 

Për të nxitur dialogun, qeveria ka liruar 20 luftëtarë nga grupi i al-Hijrit si gjest i vullnetit të mirë. Nga 70 pjesëtarë të forcave të brendshme dhe ushtrisë siriane të kapur nga grupi, vetëm 7 janë konfirmuar si të gjallë.

 

Kërkesa për autonomi dhe ndihmë ndërkombëtare

 

Sipas zyrtarit, al-Hijri përsërit kërkesën e vitit 2023 për krijimin e një zone autonome në Suweida, përfshirë vendosjen e një ndalese ajrore dhe hapjen e një pike kufitare me Jordaninë.

 

Zyrtari përfundoi duke thënë se populli sirian është i lodhur nga lufta 14-vjeçare, dhe se rruga drejt paqes kalon përmes dialogut nën mbikëqyrjen e shtetit./mesazhi

XS
SM
MD
LG