Lidhje


Mélenchon, njeriu surprizë i zgjedhjeve në Francë

Zgjedhjet në Francë kanë prodhuar surpriza. Ekstremi i djathtë i Le Pen nga pretendente për të marrë drejtimin e qeverisë ka dalë forcë e tretë politike. Macron ka arritur të rimëkëmbë partinë, por sërish mbetet forcë e dytë.

 

Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez.Në fjalimin e parë pas fitores, Mélenchon i bëri thirrje Presidenti Macron që të pranojë humbjen dhe t’i jap drejtimin e qeverisë së majtës.

Read more ...


Ushtria izraelite përdori Direktivën Hanibal gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor

Ushtria izraelite urdhëroi Direktivën Hannibal – një politikë e diskutueshme ushtarake izraelite që synon të parandalojë me çdo kusht kapjen e ushtarëve izraelitë nga forcat armike – më 7 tetor të vitit të kaluar, ka zbuluar një hetim nga gazeta izraelite Haaretz. Në një raport të dielën, gazeta, bazuar në dëshmitë e ushtarëve izraelitë dhe oficerëve të lartë të ushtrisë, tha se gjatë sulmit të paprecedentë të Hamasit tetorin e kaluar, ushtria izraelite filloi të merrte vendime me informacione të kufizuara dhe të paverifikuara dhe lëshoi ​​një urdhër që “asnjë automjet mos të kthehet në Gaza”. “Në këtë pikë, [ushtria izraelite] nuk ishte në dijeni të dimensionit të rrëmbimit përgjatë kufirit të Gazës, por e dinte se shumë njerëz ishin të përfshirë. Kështu, ishte plotësisht e qartë se çfarë do të thoshte ai mesazh dhe cili do të ishte fati i disa prej personave të rrëmbyer”, thuhet në raport.

Read more ...


Jemi të krishterë apo myslimanë? Debati më i madh intelektual mes Kadaresë dhe Qoses

Botimi i këtij libërthi 18 vjet më parë, do të provokonte debatin më të madh, ku dy mendjet më të ndritura të shqiptarisë, Kadare e Qosja do të përfshinin për rreth 4 vjet të gjithë elitën kombëtare, në përgjigje të pyetjes: çfarë jemi ne shqiptarët?Ismail Kadare lartësonte tezën se shqiptarët, duhet të kapërxenimin 5 shekujt nën thundrën otomane, dhe të riktheheshin si princër të Evropës, tek ADN-ja e Skënderbeut.Nën diellin pranveror të Prishtinës, Rexhep Qosja replikoi duke marrë në mbrojtje myslimanët shqiptarë, të cilët, ishin sipas tij, po aq shqiptarë, e po aq evropianë sa të krishterët e përqafuar nga Kadare.

Read more ...


Përgatitja e Kinës për luftë i bën jehonë taktikave Azerbajxhanase, por në një shkallë më të gjerë

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka vite që po përgatitet për një pushtim të mundshëm të Tajvanit, një fakt i njohur në mbarë botën. Kina teston vazhdimisht teknologjitë e saj të reja, duke përfshirë mjetet ajrore pa pilot (UAV) në stërvitjet ushtarake rreth vendit ishullor.Globalisht, numri në rritje i UAV-ve dhe metodave të ndryshme të përdorimit të tij mund të japin disa të dhëna për të ardhmen e kësaj teknologjie. E krijuar nga SHBA dhe Kina, teknologjia e dronëve është përdorur në mënyrë aktive në luftëra dhe konflikte që nga vitet 1990. Përfshirja aktive e Izraelit në fillim të viteve 2000 dhe bashkëpunimi i tij teknologjik me SHBA-në forcoi përdorimin e UAV-ve dhe mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV) në Lindjen e Mesme.

Read more ...


Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

 

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

Read more ...

XS
SM
MD
LG