Lidhje


Kosovën nuk e rrezikon ‘antiamerikanizmi’ i Kurtit, por proamerikanizmi i hajdutëve të saj!

Nga: Kim Mehmeti

 

Është e dukshme se kundërshtarët e Albinit i ka gëzuar lajmi se Amerika e ka pezulluar përkohësisht dailogun strategjik me Kosovën, e çka tregon se urrejtja e tyre ndaj Kryeministrit në detyrë është më e madhe se dashuria ndaj vendit ku veprojnë. Në të vërtet drejtuesit partiak që iu gëzuan këtij lajmi as që e kuptojnë se problemi i Kosovës nuk është si ajo do bisedojë me të tjerët, por pse ajo e ndërpreu dialogun me vetveten dhe për të mirën e vetvetes.

 

Sa i përket dialogut me Amerikën mbase edhe Trampit do i shkaktonte të vjella e vërteta se proamerikanë më të devotshëm të Kosovës janë disa politikanë që grumbulluan pasuri thuajse poaq saç ka Presidenti amerikan edhe atë duke pasur vetëm një vlerë – proamerikanizmin me të cilin e mbulonin hajdutërinë dhe zhvatjen e popullit të vet.

 

Po pra, shumë kundërshtarë të Kryeministrit në detyrë të Kosovës i gëzoi lajmi se Amerika nuk don më të bisedojë me Kurtin. Të tillët besojnë se vetëm kështu dobësohet Lëvizja Vetëvendosje dhe se vetëm me ndihmën e të huajve ata do mund të bëhen të pranueshëm për popullin e vet?!

 

Por ndërkohë duke harruar se nëse proamerikanizmin e Kosovës do e mbrojnë ish burrështetasit e saj që ndërtuan me dhjetëra shtëpi dhe ‘blenë’ pa para me qindra hektarë tokë, pra ata që dinin të ndërtojnë vila milionëshe për vetveten, por jo edhe institucione që do e konsolidojnë shtetin, atëherë Kosova do vazhdojë të mos e kuptojë se atë nuk e rrezikon ‘antiamerikanizmi’ i Kryeministrit në detyrë, por proamerikanizmi i hajdutëve të saj, e të cilët i rrezikon Kurti.

 

XS
SM
MD
LG