Lidhje


Universiteti ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ lavatriçe pastrimi parash dhe fabrikë diplomash, presidenti Jerome Ndo Mih largon me çanta eurot jashtë vendit, aktiviteti mafioz i priftit nga Kameruni në Tiranë

Në datë 26 janar 2023, u kap në flagrancë gjatë kontrollit në Rinas, shtetasi Jerome Ndo Mih, i biri i Benedict dhe i Angelina, i datëlindjes 28.09.1973, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë. Ky shtetas priste të udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në Romë, ku gjatë kontrollit fizik, në valixhen e tij dhe në çantën e dorës, iu gjetën të fshehura në çantë dhe të paketuara e të futura në zarfe, plot 42.300 euro. Për këtë arsye, Jerome Ndo Mih u shoqërua për në komisariatin e policisë Rinas.

Read more ...


A është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK?

Prishja e prova, intimidimi i dëshmitarëve dhe vazhdimi i përsëritjes së veprës penale gjatë qëndrimit në detyrën e ministres, janë 3 shkaqet kryesore që prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

 

Një nga dëshmitarët dhe të pandehurat që ka kërcënuar Balluku gjatë fazës së hetimit dhe gjatë qëndrimit të saj si ministre është pikërisht, Mirzeta Kashnica.
Nga përgjimet e kryera telefonike ka rezultuar se Kashnica ka shfaqur shqetësim për kërcënime direkt nga ministria Belinda Balluku, dhe tashmë këto prova i janë dorëzuar me një USB, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, me qëllim njohjen me to.

Read more ...


Baç Ulaj kontakton fond investimin në Zvicër për të fshehur milionat e Ballukut

Burime pranë strukturave hetimore, sipas raportimeve në media, bëjnë me dije se janë ngritur dyshime serioze ndaj biznesmenit Bashkim Ulaj, përfitues i kontratave publike me vlera marramendëse, i cili dyshohet se luan një rol kyç në një skemë financiare të dyshuar që përfshin rreth 6 milionë euro, shuma që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

 

Sipas këtyre burimeve, Ulaj dyshohet se ka kontaktuar një fond investimi në Zvicër, me pretendimin për të “investuar” shumën në fjalë — para që dyshohet se burojnë nga kontratat publike të përfituara prej tij. Transferimi i fondeve mendohet se është realizuar përmes një rrjeti kompanish ndërmjetëse, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi origjinën reale dhe destinacionin përfundimtar të parave.

Read more ...


6500 sms për tendera, jahte, apartamente! USB-ja e kyçur në Kuvend do të fundosë Belinda Ballukun

Rreth 6500 mesazhe telefonike dhe dokumente të tjera përbëjnë përmbajtjen e një USB-je, e cila sipas SPAK-ut, tregon aktivitetin kriminal të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, si dhe të vartësve të saj dhe zyrtarëve të tjerë. Mesazhet dhe dokumentet përputhen me prova shkresore dhe përfshijnë manipulime të tenderave, ku sipas hetimeve, Balluku dyshohet për paracaktim dhe korrupsion në të paktën 11 procedura prokurimi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këto mesazhe nuk lidhen vetëm me Unazën e Madhe, por edhe me tendera të tjerë të mëdhenj si ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar (245 milionë euro), rruga Porto Romano-Durrës (12 milionë euro) dhe mirëmbajtja e akseve të veriut (440 mijë euro).

Read more ...


Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i fundit u bë i njohur si përfitues i mbi 40 milionë eurove në tenderat e AKSHI-it, së bashku me baxhanakun e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

 

Publik.al raporton se nën/drejtori i policisë merrte rregullisht një tarifë prej 70 mijë eurosh në muaj për “suksesin” e call center-it nga “Sauksi”, si dhe shuma të konsiderueshme për bastet e paligjshme online.

Read more ...

XS
SM
MD
LG