Fermeri korçar: Molla e serbit me 70 lekë/kg, ndërsa e Korçës 90 lekë/kg
Fermeri korçar, Thomai, është shprehur se mollët vendase të Korçës nuk po shiten, pasi sipas tij, po konkurrohen nga prodhimi që hyn nga Serbia. Përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Thomai tha se mollët nga Serbia hyjnë në Shqipëri me çmimin 70 lekë/kg, ndërsa mollët vendase, që fermerët të mos dalin me humbje, duhet të shiten të paktën me 90 lekë/kg. Ai tha gjithashtu se cilësia e mollës së Korçës nuk arrihet as nga ato të Greqisë, e as nga ato të Serbisë. Thomai i bëri apel shtetit që të ndërhyjë dhe të zgjidhë këtë situatë.