Lidhje


Marlind Laçi: Trump po kërkon tërheqje graduale nga lufta, dëmet ekonomike, të jashtëzakonshme!

Marlind Laçi, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, duke komentuar zhvillimet më të fundit nga konflikti SHBA-Iran, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Irani ka patur sukses me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke detyruar SHBA-të që të ulen në tryezë bisedimesh.

“Loja e Iranit për Ngushticën e Hormuzit ka qenë e suksesshme në aspektin strategjik aq sa ka detyruar palët të shkojnë në tryezë edhe pse nuk kanë konkluduar në marrëveshje.

 

Ajo çka është interesante, bie në sy fakti, që drejtuesi i diplomacisë Izraelite ka deklaruar se kemi marrë leje të godasim Iranin. Amerikanët mund të vendosin të jenë në pozicion mbrojtës, që presin raketat iraniane drejt Izraelit, por gjykoj se kjo luftë është në faza të ftohta në aspektin e ndërluftimeve. 

Ka njëfarë përplasje në koalicionin teokratiko-politik. Kemi palë paksa më liberal, si Aragchi dhe Pezeshkian. Pala tjetër e Gardës Revolucionare, ka njëfarë radikalizimi, që me vrasjen e liderit Suprem. Ka në krye një radikal si Ahmet Vaidi. Mund të shkonte edhe në artikulimin e tezës për vendosjen e testatave bërthamore. Kjo do të bënte që i gjithë rajoni si Turqia dhe Arabia të kërkonte armatosjen me armë bërthamore.

 

Dëmet ekonomike janë të jashtëzakonshme. Garda revolucionare kanë marrë peng edhe marinarë malazezë. Kemi edhe marinsat që ndërhyjnë pranë gjirit të Omanit, pa hyrë në arenën e Ngushticës së Hormuzit.

Trump ka thënë se ka armëpushim pa afat. Tashmë kemi të bëjmë me të njëjtin skenar, ku Trump kërkon tërheqje graduale edhe për faktin e dëmeve dhe kostove politike. Në SHBA ka frymë të polarizuar, mes të majtëve dhe të djathtëve. Duhet parë edhe çështja e zgjedhjeve të mes mandatit.

Ai takimi që Trump ka paralajmëruar me presidentin e Kinës, do të jetë vendimtar jo vetëm për fatet e rajonit, por të të gjithë globit”- tha Laçi.

XS
SM
MD
LG