Lidhje


Bllokimi i Hormuzit, Marlind Laçi: Trump po e nxjerr regjimin e Ajatollahëve më të fortë se më parë

Marlind Laçi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV vendimin e presidentit Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit u shpreh se kushtet e shtuara të presidentit Trump po e nxjerrin Iranin edhe më të fortë në sytë e botës.

 

“Në krye të Gardës Revolucuionare u zgjodh Ahmet Waidi që ka sulmuar hebrenjtë në Argjentinë. Ka polarizim nga pala ushtarake, që ka vendimarrje të plotë pas plagosjes së Mojtaba Khameneit. Ajo që bëri që të dështojnë akordet e Islamabadit, ishte se këto konfliktet nëse nuk zgjidhen përmes forcës nuk mund të shkojnë në tavolinë. Ishte herët sa kohë kemi goditje pas goditjes. Pas luftës 12 ditore vjet, kur palët ishin në Romë për pasurimin e uraniumit, u goditën. Më pas në Gjenevë dhe u goditën.

 

10 pikat e Iranit ishin kapitullim i SHBA në Lindjen e Mesme. Një investim prej 75 vitesh dhe të përfundonin për 40 ditë luftë.

Garda Revolucionare e ka cilësuar pasurimin e uraniumit si vijë të kuqe bashkë me testatat e raketave dhe konflikti ka hyrë në kalendat greke.

Përtej raundeve të bisedimeve, këto konflikte zgjidhen nga forca. A do të prevalojë ajo e presidentit Trump me Ngushticën e Hormuzit. Objektivi i SHBA-ve është të kapitullojë ekonomikisht Iranin që të mos lejojë që të shkojë në Kinë ashtu si edhe vendet e BE-së. Një pjesë e BE u lejuan që të kalojnë siç ishte Spanja që e konsideroi të paligjshëm sulmin amerikan dhe retorika e Pedro Sanchez ka qenë e ashpër. Më pas u lejuan Spanja, Turqia dhe disa vende.

 

Trump po luan “all in” pasi vetë objektiva të luftës ishin kapitullimi regjimit, shkatërrimi i uraniumit të pasuruar dhe të raketave. U shtua çlirimi i Ngushticës së Hormuzit dhe de-minimi dhe këto po e nxjerrin regjimin e Ahatollahëve më të fortë se më parë", tha Laçi. 

XS
SM
MD
LG