Rama flet hapur: Naftë pa taksa për miliarderët e jahteve se na rrisin ekonominë!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë në Vlorë me në fokus rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, promovimin e qytetit bregdetar dhe mbështetjen e sipërmarrësve e rritjen e investimeve.
Rama tha se Vlora dhe bizneset turistike duhet të ndërtojnë një plan biznesi afatgjatë me qëllim tërheqjen e më shumë turistëve nga viti në vit.
Kryeministri u bëri thirrje për ‘mosdehje’’ nga numri i lartë u turistëve, që çon në rritje të çmimeve e deri në ulje të cilësisë së shërbimit.
“Në momentin kur befas janë gjetur përpara rezultatit të hapjes dhe të transformimit në një destinacioni të kërkuar, janë dehur dhe kanë vepruar si të atillë duke ofruar shërbime të dobëta dhe duke vendosur çmime të larta. S rezultat i fluksit që iu gjendur përpara, knë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se 12 mln e 15 mln do ti kenë aty dhe kanë filluar të investojmë për më shumë dhe duke kërkuar të fitojnë dhe më shumë. Njerëzit nuk kanë ardhur më. Nëse Vlora merr njollën që t’i paguan më shumë se çfarë të ofrohet, më shumëse në Greqi e Turqi, ju i keni bërë gropën vetes. Po flas për atë të investimeve”, tha Rama.
Kryeministri foli gjithashtu për nevojën e më shumë marinave si dhe hapjen e të tjerë hapësirave për parking.
Rama tha se jahtet e anijet sjellin rritje të prezencës së turistëve, duke komentuar dhe përfitimin nga ana e tyre të naftës taksa.
“Duhet strategji që t’i garantoni jetëgjatësi këtyre investimeve që po bëni. Vlora ka mundësitë që të bëhet një vend si ato qytetet në Portugali, Spanjë, Turqi, ku të vijnë të jetojnë dhe plot të huaj. Ne po mbështesim sa mundemi. Çfarë d.m.th. që nafta për jahtet është pa taksë, nafta për makinat është me taksë? Pa diskutim fare. Sepse nga ato jahtet ekonomia jonë fiton, ndërsa nga ato makinat, mjedisi ynë ndotet dhe patjetër që janë dy gjëra që nuk mund të vihen në krahasim. Na duhen më shumë marina. Po investojmë, po vazhdon të zhvillohet marina këtu në Vlorë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit, është në interesin tuaj. Për plazhet kemi bërë një plan të mirë. na duhen më shumë prakinge në gjithë Shqipërinë. Ma hapi sytë vetëm për hapësira për pallat, por për parking”, tha Rama.