Lidhje


Hoxha: Shqipëria dhe Greqia drejt gjykatave ndërkombëtare për çështjen e detit

 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord në parim për t’iu drejtuar gjykatave ndërkombëtare lidhur me marrëveshjen për detin.

 

Në një konferencë për mediat, Hoxha theksoi se, megjithëse nuk ka ende një datë konkrete, palët kanë vullnetin për ta çuar përpara këtë proces.

 

Ai nënvizoi se aktualisht dy vendet gëzojnë marrëdhëniet më të mira, çka reflektohet edhe në mbështetjen që Greqia i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

 

“Për çështje të vështira si marrëveshja e detit, ne kemi rënë dakord që t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare. Nuk mund të jap një datë, pasi janë procese që kërkojnë kohën e tyre,” u shpreh Hoxha.

 

Sipas tij, puna e bërë ndër vite ka ndihmuar në krijimin e një klime bashkëpunimi mes dy vendeve, duke hapur rrugën për zgjidhje institucionale të çështjeve të mbetura pezull.

XS
SM
MD
LG