Lidhje


Tabaku letër Komisionit Europian: Ligji i porteve shkel 3 kapituj të BE

 

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë një prononcim.

 

Ajo tha se i ka dërguar një shkresë Komisionit Europian, autoritetit të konkurrencës në BE për ligjin e porteve, ku argumenton se shkelen tre kapituj të Bashkimit Europian.

 

Në një deklaratë të dhënë përpara nisjes së seancës plenare, deputetja e PD Jorida Tabaku ka kundërshtuar ligjin për Portet Turistike.

 

Tabaku tha se i ka dorëzuar një shkresë Parlamentit Europian ku i njofton se “ligji për portet turistike, ndryshimi i fundit që vjen në Parlament, është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe të 3 kapitujve të legjislacionit të BE-së. 5, 8, dhe 14. Nuk është gjë e re që ligjet që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë janë me porosi, që mbrojnë interesat e veçanta, por ky është i 18-ti në radhën e ligjeve që vijnë me porosi.”

 

Deputetja demokrate shtoi se këtu bëhet fjalë për një model qeverisje “që i ndan pronat publike sikur i kanë të nënës e të babës” që sipas saj po e varfëron vendin dhe që sipas saj reflekton mënyrën si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit.

XS
SM
MD
LG