Lidhje


Djali i policit e përplasi me BMW, ndërron jetë te Trauma Kristi 33-vjeçar

Ka ndërruar jetë te spitali i Traumës, 33-vjeçari Kristo Liço, i cili u aksidentua me motor mesditën e 1 prillit në rrugën “Naim Frashëri”, pranë ish-depove të naftës në Mëzez, Tiranë.

I riu me origjinë nga Përmeti po lëvizte me motor bashkë me 20-vjeçaren A.T kur 18-vjeçari Endri Brailika, duke drejtuar një automjet tip BMW i përplasi fort pasi lëvizte me shpejtësi të madhe.

Menjëherë pas aksidentit Kristi dhe pasagjerja e tij u transportuan me urgjencë te Trauma, por 33-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë.

 

Ndërkohë çështja bëhet edhe më shqetësuese nga fakti se Endri Brailika është liruar menjëherë pas aksidentit, pavarësisht rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së të aksidentuarve. Ky vendim ka ngritur dyshime të forta për ndikim të lidhjeve familjare, pasi babai i tij është punonjës i RENEA.

Një ngjarje që duhet të trajtohej me seriozitet maksimal, është shndërruar në një precedent të rrezikshëm: privilegjet dhe lidhjet personale mbi drejtësinë.

Mbetet për t’u parë nëse tani që 33-vjeçari ndërroi jetë, policia do kujtohet të arrestojë 18-vjeçarin që duke qenë djalë polici lëviz lirshëm me BMW pa menduar për pasojat, dëmet apo aksidentet që mund të shkaktojë.

XS
SM
MD
LG