Lidhje


Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita dhe Jamarbër Malltezit për sekuestrimin e pasurive

 

Gjykata e Lartë këtë të marte ka rrëzuar rekursin e rradhës të vajzës dhe dhëndrit të Sali Berishës, Argita dhe Jamarbër Malltezi për sekuestrimin e pasurive.

 

Ata kanë kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.

 

Malltezi ka depozituar kërkesë dhe në GJKKO për lirimin e pasurive nga sekuestro ndërsa vendimi pritet të jepet këtë të marte.

XS
SM
MD
LG