Lidhje


Qeveria ul akcizën e naftës - Ja çmimet e reja të naftës dhe benzinës sot!

 

Qeveria ka miratuar një ndryshim në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, duke ulur akcizën e karburanteve me 20%, ose rreth 8 lekë për litër. Ky ndryshim ka hyrë tashmë në fuqi, por nuk zbatohet menjëherë në çmimet aktuale.

 

Sipas aktit normativ, ulja e akcizës do të aplikohet automatikisht vetëm në momentin kur çmimi i karburanteve në treg të kalojë disa kufij të përcaktuar. Konkretisht, masa hyn në veprim kur nafta të shitet mbi 220 lekë për litër dhe benzina mbi 200 lekë për litër.

 

Ndërkaq, Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të premte, më 3 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja për shitjen e nënprodukteve të naftës në vend.

 

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës, i standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

 

Ky ndryshim vjen në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, ku niveli i akcizës është ulur me 20%, duke reflektuar një ulje prej 9.5 lekë/litër së bashku me TVSH-në.

 

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

 

XS
SM
MD
LG