Lidhje


Alarmi i SHBA-së, Presidenti ynë: Mos u shqetësoni nga Irani, jemi të sigurt

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ngritur alarmin për kërcënime të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezik potencial edhe në ambiente publike si qendra tregtare, hotele dhe restorante. Paralajmërimi vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, duke shtuar shqetësimet për sigurinë edhe jashtë rajonit të Lindjes së Mesme. Në këtë situatë, Presidenti Bajram Begaj ka dalë me një reagim qetësues, duke theksuar se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po ndjekin nga afër çdo zhvillim.

 

Bajram Begaj:

 

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime për çështjet që diskuton. Këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë të institucioneve të rëndësishme. Këshilli i shërben Presidentit të Republikës, si rregull, për diskutimin e rekomandimeve për masat që Presidenti i Republikës përpilon për institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse për sigurinë lidhur me përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë. Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta. Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore.

 

Pra, mes alarmit ndërkombëtar zgjidhni të qetsoheni nga deklarata me peshë e Presidentit shqiptar, Bajram begajt./JOQ

XS
SM
MD
LG