Lidhje


Vendim i ri nga qeveria: Tekste falas deri në klasën e pestë për çdo vit!

 

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ku ministrat në përfundim kanë bërë të ditura dhe vendimet e marra.

 

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se është miratuar vendimi për tekste falas për klasat e katra dhe të pesta, gjë që do të ndodhë çdo vit.

 

Deri tani një vendim i ngjashëm prekte vetëm nxënësit nga klasa e parë në të tretë.

 

Ndërkohë nxënësit e klasave VI-IX do të marrin tekste të reja çdo tre vite, kjo për shkak se janë më të rritur dhe konsiderohet se i mirëmbajnë më mirë ato.

XS
SM
MD
LG