Lidhje


Berisha bën thirrje: Ballukun gjuajeni me vezë dhe domate kudo që ta shihni

 

Teksa Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, është shfaqur në Fier, ku është dhe drejtuese politike e këtij qarku, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë.

 

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që ta gjuajnë Ballukun me domate dhe vezë, si kundërpërgjigje për vjedhjet e saj.

 

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, në çdo hap që ta shohin ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate, se kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët”, – u shpreh Berisha.

XS
SM
MD
LG