Carlo Bollino i Report TV shkarkon nga puna gazetarin Ilir Babaramo: Kritikove Ramën!
Monday, 23 March 2026 11:59
Botuesi i Report Tv, Carlo Bollino shkarkon nga puna drejtuesin e emisionit '5Pyetjet nga Babaramo', gazetarin Ilir Babaramo.
'Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna', deklaron gazetari Babaramo.
'Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim'- tregon më tej Babaramo.
'Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim.
Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme', shprehet gazetari Ilir Babaramo.