PARA VS PAS, si ndryshojnë deputetët e Rilindjes pasi marrin mandatin
Një fenomen i ri, i paparë ndonjëherë në historinë e mjekësisë po ndodh në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për "Sindromën e Rilindjes", një ndryshim radikal gjenetik dhe fizik që prek deputetët sapo ulen në karrigen e pushtetit.
Fotoja më sipër, e cila po bën xhiron e rrjetit, tregon një transformim që do të bënte xheloz edhe aktorët e filmave. Në të majtë, një pamje "Para Mandatit" ndërsa në të djathtë, vetëm një vit më pas, "Pas Mandatit", i njëjti personazh, siç thotë populli, "është bërë rob".
Mjafton të firmosësh procesverbalin e parë të komisionit parlamentar dhe trupi fillon të absorbojë 'Lëngun e Pushtetit'. Ky lëng shkrin dhjamin, shtrin lëkurën dhe të bën të dukesh si të kesh lindur në një pallat mbretëror, jo në periferitë e Shqipërisë.
Fenomeni është masiv. Mjafton të rikujtojmë deputete, që para mandatit dukeshin si aktiviste të thjeshta që luftonin për drejtësi, dhe tani në një ndryshim drastik në veshje e fytyrë do të bënin xhelozë edhe monarkët. Proceset e "rinovimit" të deputetëve rilindas kanë qenë aq të shpejtë, saqë së në këtë moshë presin rolin e ndonjë personazhi kryesor në ndonjë film turk.
Gojët e liga thonë se nuk është pushteti, por 'Lëkura e Popullit' që ata përdorin si maskë fytyre, por këto mbeten thjesht thashetheme të xhelozëve. Të vërtetat mjekësore janë të qarta: Mandati i 'Rilindjes' është vaksina më e mirë kundër plakjes, varfërisë dhe thjeshtësisë. Pritet që kjo metodë të shitet jashtë vendit si "The Albanian Renaissance Face Lift"./joq