Rama dënon sulmin iranian ndaj Turqisë: Shqipëria në krah të Ankarasë dhe NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmit me raketë balistike që Irani kreu ndaj Turqisë, duke e dënuar ashpër këtë veprim dhe duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Ankaranë dhe aleatët e NATO-s.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se Turqia është një vend mik, partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s, ndërsa sulmi i fundit – i dyti brenda pak ditësh – është thellësisht shqetësues.
Sipas tij, veprime të tilla nga Irani rrezikojnë të rrisin tensionet dhe të destabilizojnë më tej rajonin, duke përbërë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu reagimin e shpejtë të NATO-s, e cila ndërhyri për të mbrojtur territorin dhe hapësirën ajrore të aleancës.