Lidhje


Sulmet mes Afganistanit dhe Pakistanit, Kina e gatshme të ndërmjetësojë mes vendeve

 

Konflikti mes Afganistanit dhe Pakistanit është përshkallëzuar, pas sulmeve gjatë natës mes vendeve.

 

Nga ana e tij Pakistani ka paralajmëruar talebanët se nuk do të tërhiqen.

 

Pas sulmeve të vazhdueshme, Kina ka reaguar lidhur me situatën, duke deklaruar se është e gatshme që të ndërmjetësojë, konfliktin.

 

Kina tha se është thellësisht e shqetësuar për konfliktin në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit.

 

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit, Mao Ning, tha gjatë një konference për shtyp se Kina ka ndërmjetësuar konfliktin përmes kanaleve të veta.

 

Ajo shtoi se Kina është e përgatitur të luajë një rol konstruktiv në qetësimin e situatës.

XS
SM
MD
LG