Lidhje


“Tërmet” në qeveri: Rama shkarkon Ballukun dhe përmbys kabinetin. Cilat janë 7 ndryshimet?

 

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë të kabinetit qeveritar, duke shkarkuar disa ministra në poste kyçe dhe duke emëruar figura të reja në krye të disa dikastereve të rëndësishme. Ndryshimet përfshijnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen, si edhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Belinda Balluku largohet nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ndërsa postin e saj e merr Enea Karakaçi. Balluku largohet gjithashtu nga funksioni i zv/kryeministres, pozicion që tashmë do të mbahet nga Albana Koçiu. Në vijim të lëvizjeve, Besfort Lamallari emërohet ministër i Brendshëm, ndërsa Toni Gogu merr detyrën e ministrit të Drejtësisë.

 

Në kabinet ka ndryshime edhe në diplomaci dhe mbrojtje: Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm në vend të Elisa Spiropalit, ndërsa Ermal Nufi merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun. Eriona Ismaili emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Ristrukturimi vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas kërkesave të SPAK, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe presionit ndërkombëtar e të brendshëm, që kanë shtuar tensionin rreth disa çështjeve të qeverisë. Ndryshimet konsiderohen si një përpjekje për të riformatuar ekzekutivin në një fazë të re politike dhe institucionale.

XS
SM
MD
LG