Lidhje


24-vjeçari emërohet zv/drejtor në Portin e Durrësit, i biri i ish-kreut të PD në Lushnjë

 

Rubin Rredhi, 24 vjeç i cili prej një muaji mban postin e postin zv/drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës rezulton se është djali i Agim Rredhit, ish-kryetari i komunës Remas nën siglën e PD-së.

 

Njëkohësisht ai është vëllai i Elizabeta Agim Rredhit, kandidates në Primaret në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.

 

Në këtë vendim kontrasti politik bëhet edhe më i dukshëm po të merret parasysh se emërimi vjen nga një zv/kryeministrja socialiste, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare mbante rolin e Drejtueses Politike të qarkut Fier. Pikërisht në këtë qark, ku përfshihet edhe Lushnja, Partia Socialiste siguroi 12 mandate.

 

Pak muaj pas këtij rezultati, vëllai i një prej figurave më të votuara të primareve të PD-së në Fier është numri 2 në portin më të madh të vendit. Elizabeta Rredhi, e cila rezultoi ndër më të votuarat në primaret e 11 majit me 492 vota, u tërhoq nga gara pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të qarkut. Në atë kohë, ajo deklaroi se kishte pasur një marrëveshje paraprake me Sali Berisha për përfshirjen në listë.

XS
SM
MD
LG