Lidhje


PS del sot me qëndrim për arrestimin e Ballukut - Detajet nga agjenda e mbledhjes

 

Partia Socialiste mbledh sot Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar socialist do të mblidhet në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave, ndërsa agjenda do të nis me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.

XS
SM
MD
LG