Taksimi në doganë! Mallrat me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim
Nëse valixhja e një udhëtari qe hyn ne Shqipëri mban mall me vlere te larte se 430 euro, ajo duhet te deklarohet. Deklaratës duhet t’i shtohet edhe destinacioni i këtij malli, nëse për qellim tregtar ose jo.
Udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri, përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Për këto mallra, ata nuk paguajnë taksë doganore, vetëm nëse nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar.
Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim, pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit, për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro. Ndërkohë, për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare 430 euro për çdo individ.
Gjatë hyrjes në territorin shqiptar, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.
Autoritetet doganore kanë të drejtën t’i kërkojnë, atij që hyn në vendin tonë, që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.
Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtarëve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së “Deklarimit të thjeshtuar”.
Informimi bëhet për të parandaluar çdo problematikë, të cilën mund ta hasin qytetarët, nuk kushtet kur nuk janë të qartë për detyrimet ligjore në vendin tonë, apo për të parandaluar kalimin e mallrave të pa taksuara për qëllime tregtare./euronews