Lidhje


Turp dhe bashkëfajësi! - Hoxha Justinian Topulli sulmon KMSH-në për iftarin me ambasadoren e Izraelit

 

Reagime të forta kanë ardhur nga hoxha Justinian Topulli lidhur me praninë e ambasadores së Izraelit në iftarin e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Përmes postimeve publike në rrjet, Topulli e ka cilësuar ngjarjen si një akt “turpi” dhe ka akuzuar drejtuesit aktualë të institucionit për bashkëfajësi morale.

 

Në reagimin e tij, ai shprehet se, ndonëse sipas tij në faqen zyrtare të KMSH-së janë shmangur publikimet ku shihej përfaqësuesja izraelite në tryezën e iftarit, pamjet dhe informacionet kanë dalë në dritë nga burime të tjera. “Turpi kur përsëritet është bashkëfajësi. Thamë se zunë mend, por jo!”, shkruan Topulli, duke shtuar se është e papranueshme që në të njëjtën tryezë të ulen përfaqësuesi i Palestinës dhe ai që ai e quan “ekzekutori i tyre”.

 

Hoxha Topulli shkon më tej duke kërkuar reagim publik nga hoxhallarët, intelektualët dhe besimtarët myslimanë, ndërsa bën thirrje për bojkot të një iftari të tillë në të ardhmen. Sipas tij, “bojkotimi i një iftari të tillë është minimumi moral për një musliman”, nëse drejtuesit e KMSH-së nuk ndryshojnë qëndrim në raport me ftesa të ngjashme.

 

Në një tjetër mesazh simbolik, ai thekson: “Në Ramazan lidhen shejtanët xhindë, por jo ata me mish e me kocka”, një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Deri më tani, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka dhënë një reagim zyrtar ndaj këtyre deklaratave.

XS
SM
MD
LG