Lidhje


Observatori Kundër Islamofobisë: Ftesa e ambasadores së Izraelit në iftar, fyerje për besimtarët!

 

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë ka reaguar ashpër ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), duke dënuar ftesën e ambasadores së Izraelit në iftarin e parë të këtij viti. Në një deklaratë publike, organizata e cilëson këtë veprim si “të pamoralshëm” dhe si një fyerje të rëndë për ndjenjat e besimtarëve myslimanë shqiptarë, duke e lidhur atë me situatën e rëndë në Gaza. Sipas Observatorit, organizimi i një iftari ku ka qenë e pranishme përfaqësuesja diplomatike e Izraelit, ndërkohë që konflikti në Gaza vijon të shkaktojë viktima të shumta civile, bie ndesh me solidaritetin historik të shqiptarëve me popullin palestinez.

 

Në deklaratë thuhet se, në një kohë kur sipas tyre në Gaza janë vrarë mbi 70 mijë civilë, mes të cilëve mbi 21 mijë fëmijë, prania e ambasadores izraelite në një aktivitet fetar është një akt i papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat e Islamit. Observatori kritikon gjithashtu KMSH-në për mungesën, sipas tij, të një deklarate të qartë dënuese ndaj veprimeve të Izraelit, duke e cilësuar këtë si një dështim institucional. Po ashtu, organizata pretendon se heqja e fotove nga faqet zyrtare të KMSH-së pas reagimeve publike tregon ndërgjegjësim për pasojat e këtij veprimi.

 

Në përfundim, Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë kërkon një ndjesë publike të menjëhershme nga drejtuesit e KMSH-së ndaj besimtarëve, si dhe një qëndrim zyrtar dhe të prerë për dënimin e asaj që e quan “gjenocid në Palestinë”. Deklarata e tyre pritet të shtojë debatin publik mbi rolin e institucioneve fetare në çështje me ndjeshmëri të lartë politike dhe ndërkombëtare.

 

Deklarata e plotë:

 

XS
SM
MD
LG