Lidhje


Opozita protestë kombëtare sot në Tiranë, Berisha thirrje qytetarëve

 

Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në Tiranë kundër qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e orës 18:00. Ai akuzoi mazhorancën se me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synon të mbrojë kryeministrin. Berisha theksoi se protesta do të jetë paqësore, në të njëjtën linjë me thirrjet e Kryetarit të Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.

 

Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë për abuzime me fondet publike. Berisha përsëriti gjithashtu akuzat ndaj qeverisë dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku për abuzime me fondet e rrugëve. Berisha kujtoi dëmtimin e disa segmenteve rrugore që, sipas tij, tregojnë cilësi të dobët punimesh dhe dyshime për keqmenaxhim.

XS
SM
MD
LG