Ambasadori i BE: SPAK është i pavarur - sulmet ndaj drejtësisë, shqetësuese!
Friday, 20 February 2026 11:51
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është një sistem i pavarur.
Në një intervistë për Deutche Welle, Gonzato u shpreh se, sistemi giyqësor është bërë më të qëndrueshëm ndaj sulmeve politike, për shkak të kësaj pavarësie. Gjithashtu ai theksoi se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka që shihet si shqetësim për institucionin.
“Ne kemi thëne se, në të vërtete, giyqësori dhe sistemi giyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, edhe sepse eshtë një sistem i pavarur. Por, megjithatë, mendojmë se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka gë e shohim me shgetesim. Eshte dicka qe nuk duhet të vazhdojë”,deklaroi Gonzato.