Lidhje


SPAK godet sërish: një vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

 

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, u dënua me 1 vit burgim nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për korrupsion aktiv në zgjedhje, vendim që u la në fuqi dhe tani është bërë i formës së prerë. Sipas vendimit të gjykatës, Memollës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite, dhe pritet që ai të dorëzohet pranë policisë për të vuajtur dënimin.

 

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Memolla, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022, kishte ndikuar te punonjësi i OSHEE-së, Blerim Xhamani, që të mos i ndërpriste energjinë elektrike një debituesi, me qëllim që ky i fundit të votonte për të. Bashkë me Memollën u dënuan edhe Blerim Xhamani me 1 vit burg dhe Ilir Tosku, i cili mbajti dënimin e konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove pasi u vetëdorëzua gjithashtu në polici. Zyrtarisht, Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar dhe pritet të shpallë zgjedhje të parakohshme për këtë pozicion

XS
SM
MD
LG