Shqipëria është përmbytur, si vendi ynë po humb MILIONA € nga Gys Verdho i KESH se nuk mund të shesë energji
Në vetëm pak ditë të fillimit të vitit 2026, vendi ka humbur miliona euro nga energjia e prodhuar që nuk shitet. Pavarësisht se jemi përmbytur, kemi humbur MILIONA € nga energjia që për faj të KESH nuk mund të shitet. Uji që duhet të shërbente për të ardhura për vendin, në praktikë po derdhet ose shitet me humbje.
Shqipëria prodhon energji të pastër nga ujërat e saj, por s’po arrin ta shesë atë jashtë vendit. Problemi kryesor është paaftësia e KESH-it dhe vonesat e qeverisë për të përgatitur sistemet dhe dokumentacionin që kërkon Bashkimi Europian.
Që nga 1 janari 2026, çdo energji që hyn në BE paguan një taksë karboni (CBAM – Carbon Border Adjustment Mechanism). Kjo taksë është rreth 80–90 euro për megavat dhe shpesh del më e lartë se çmimi që KESH ofron energjinë e vet. Edhe pse energjia shqiptare është 100% hidroenergji dhe e pastër, BE-ja nuk e njeh automatikisht.
Arsyeja? KESH nuk ka përgatitur dokumentacionin e duhur të certifikatës së origjinës dhe sistemi i monitorimit nuk është integruar me tregun evropian.
Energjia që s’përdoret, humb miliona
KESH tenton të shesë energji me çmime shumë të ulëta, deri në 15 euro/MWh, për të shmangur mbingarkesën e ujit në hidrocentrale. Kompanitë europiane nuk pranojnë t’ia blejnë, sepse taksa CBAM do t’i bëjë ata të paguajnë më shumë se çmimi i energjisë. Shumë herë energjia mbetet e pashitur dhe shpesh dhurohet, duke u bërë humbje e drejtpërdrejtë për Shqipërinë dhe qytetarët.
KESH nuk ka përgatitur sistemet e nevojshme për të certifikuar energjinë si të pastër dhe nuk ka integruar tregun me vendet e BE-së. Shqipëria duhej të miratonte Paketën për Integrimin e Energjisë me BE-në dhe të përafronte legjislacionin deri në dhjetor 2023 kur drejtor ka qenë zari i Ballukut Ergys Verdho. Kjo nuk u bë, dhe tani energjia jonë konsiderohet “me karbon të lartë”.
Integrimi i plotë me BE-në do të sillte liberalizim dhe KESH nuk mund të vendoste më çmimet sipas qejfit. Vonimi favorizon disa tregtarë privatë që blejnë energjinë me çmime të ulëta dhe e shesin më pas me fitime të mëdha.
Ndërsa KESH humbet miliona, shqiptarët paguajnë indirekt për paaftësinë e kompanisë shtetërore. Energjia që mund të sillte të ardhura dhe përfitime të qëndrueshme për vendin, po shkon dëm.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse integrimi me tregun italian dhe miratimi i paketës ligjore nuk bëhet deri në korrik 2026, Shqipëria do të vazhdojë të humbasë miliona euro çdo vit dhe do të mbetet e paaftë të shesë energjinë e prodhuar./joq