“Ai i gjati lart ka popullin kundër. Pi verë 33 mijë euro, Zoti i marroftë”/ Qytetarët protestë në Durrës, tentojnë të hyjnë në Bashki: 50 mln euro ka vjedhur Balluku vetëm me një mesazh
Thursday, 08 January 2026 20:37
Banorët në Durrës kanë protestuar këtë mbrëmje pas përmbytjeve në qytet. Banorët kanë shprehur shqetësime për përmbytjet duke thënë se këto janë pasoja të korrupsionit.
Gjithashtu një qytetare e revoltuar u shpreh kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë e ka gjithë popullin kundër.
“Ai i gjati lart, a e sheh popullin që ka kundër. Po pi verë 33 mijë euro që mos e piftë. A e sheh këto popull këtu… Zoti i marroftë dhe zoti i denoftë. E zënshin haqet e këtij popullit”, tha ai./ballkanweb