Lidhje


Ilir Shtufi dhe lidhjet me Shkëlzen Berishën: dëshmi dhe kontrolle në SPAK për Lotin 4 të Unazës

Ilir Shtufi, pronar i kompanisë Nova, ka dëshmuar më 8 dhjetor 2025 në SPAK në kuadër të hetimeve për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet për paracaktim nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

 

Shtufi ka treguar për rrethanat e bashkëpunimit me kompaninë “Euroteorema Peqin”, me të cilën kishte hezituar fillimisht të bashkëpunonte për shkak të kërkesave të saj për mazhorancën e punimeve. Ai ka pranuar të takohet me Evis Berberin, titullarin e autoritetit kontraktor për tenderin, dhe pas këtij takimi vendosi të bashkëpunojë me “Euroteorema Peqin”.

 

Në kuadër të hetimit, SPAK ka ushtruar kontrolle personale ndaj Shtufit, si dhe kontroll të banesës dhe zyrës së tij, pjesë e procedurës standarde për verifikimin e dokumentacionit dhe elementëve të mundshëm të dyshimtë.

 

Ilir Shtufi njihet gjithashtu si ndërtues i shumëkatëshit “Mali i Tiranës” dhe për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Aktualisht, sipas mediave mësohet se Shkëlzen Berisha jeton me qira në një vilë të Shtufit në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” në Tiranë, duke e bërë pjesë të hetimeve edhe këtë lidhje personale dhe biznesore.

 

Hetimi i SPAK vijon, ndërsa fokus i autoriteteve mbeten procedurat e tenderit dhe çdo ndikim i mundshëm i lidhjeve mes palëve në dhënien e kontratës për Lotin 4 të Unazës së Madhe./JOQ

XS
SM
MD
LG