Dënohet me 17 vite burg adoleshenti që vrau 13-vjeçaren shqiptare. Motra: Ky m’t do dalë 30 vjeç nga burgu!
Wednesday, 05 November 2025 09:00
Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë vendimin për ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik një vit më parë: adoleshenti 16-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare, është dënuar me 17 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, kur e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i banesës. Hetimet e autoriteteve italiane zbuluan se pas ngjarjes qëndronte i dashuri i saj, atëherë 15 vjeç.
Pas shpalljes së vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, reagoi e prekur në rrjete sociale, duke shprehur zhgënjimin për dënimin që ajo e konsideroi të lehtë në raport me humbjen e motrës.
Familja e vajzës ka kërkuar drejtësi të plotë dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes.