Lidhje


Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin 2 motrat, njëra studionte Mjekësi! Një 24-vjeçare në gjendje të rëndë

Dy mjete u përplasën në aksin Sarandë-Delvinë duke i marrë jetën dy motrave, 22 dhe 20 vjeçe. E plagosur mbeti pasagjerja 24-vjeçare, e cila është dërguar në spitalin e Traumës. 5 aksidente në 24 orë në vend, 3 viktima dhe 4 të plagosur.

 

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.


Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe. Kjo e fundit mësohet se studion për mjekësi.

 

Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, fillimit u dërgua në spitalin e Srandës, por tashmë është te Trauma në gjendje të rëndë.

 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.

 

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.

 

Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.

 

Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me një mjet. Ndërkohë, 3 makina u përplasën në Bulqizë, por pati vetëm dëme materiale/shqiptarja

 

XS
SM
MD
LG