Safet Gjici fiton 2.3 MILIARD LEKË tender në burg

Pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg, Safet Gjici ka fituar nëpërmjet kompanisë që ka lënë në emër të vëllait të tij Lavdrimit një tender me vlerë mbi 2.3 MILIARD Lekë. Këtë tender ish-kryebashkiaku qejfli i Kukësit e ka fituar në bashkëpunim me Sadri Abazin dhe Ervin Tartarajn.
Tre kompanitë janë shpallur fituese në shkelje të ligjit të PP, duke skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera në garë. Gjici ka fituar miliardat me 23 korrik teksa vuan dënimin për shpërdorim detyre pasi përdori tavolinën në zyrën e bashkisë si mbështetëse për shërbimet e Alma K.
Gjici vazhdon të përfitojë kontrata publike përmes rrjeteve të tij të afërta dhe kompanive të regjistruara në emra të familjarëve.
Tenderi ka ngritur pikëpyetje të mëdha, pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës, në total 9 të tillë duke ngritur dyshime për shkelje të ligjit të prokurimeve publike dhe favorizim të grupit të Rilindjes ku bën pjesë Gjici, Abazi dhe Tartaraj.
Bëhet fjalë për një kontratë që financohet nga buxheti i shtetit, për një institucion strategjik siç është Spitali i Pogradecit. Por pavarësisht rëndësisë së projektit, procedura është shoqëruar me mungesë transparence dhe eliminim të konkurrencës së ndershme./joq