Rr.ahu për v.dekje 80-vjeçarin që s’i dha birra, Ilir Nukaj do të bëjë vetëm 8 vjet burg!

Një ngjarje e rëndë u shënua në Fier në tetor të vitit 2024, ku një 80-vjeçar humbi jetën pasi u dhunua barbarisht, vetëm pse refuzoi t’i shiste birra një personi me precedent penal.
Sot, gjykata ka shpallur vendimin për autorin e krimit, Ilir Nukaj, i cili u dënua me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 8 vite. Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë, pranë dyqanit të vogël që 80-vjeçari Namik Rustemi kishte në pronësi.
Ilir Nukaj, 47 vjeç, i njohur edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar për të kërkuar birra, por i moshuari e kishte refuzuar duke njohur të kaluarën kriminale të tij.
Refuzimi shkaktoi një shpërthim dhune: Nukaj e goditi me grushte në kokë të moshuarin, ndërsa më pas sulmoi edhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare. Goditjet rezultuan fatale për Namik Rustemin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve.
Autori rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg për tentativë vrasjeje, çka shton edhe më shumë revoltën për vendimin e gjykatës.
Raportohet se në momentin që u dha vendimi, mbesa e viktimës në shenjë proteste ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, duke shprehur zhgënjimin për një dënim që sipas saj nuk i përgjigjet as dhimbjes, as drejtësisë.
Një jetë e humbur, një krim për motive absurde, dhe një tjetër vendim që ngjall zemërim publik. A është kjo drejtësia që pret shoqëria shqiptare?/joq