Lidhje


Begaj i dha ultimatum Iranit, por Vengu dhe FA i kanë lënë ushtarët e Shqipërisë pa uniforma

Një ushtarak me mbi 10 vite shërbim i është drejtuar redaksisë për të denoncuar mungesën serioze të uniformave në Forcat e Armatosura. Sipas tij, prej më shumë se dy vitesh, pjesëtarët e ushtrisë nuk kanë marrë asnjë veshje zyrtare, ndërsa këpucët janë detyruar t’i blejnë me shpenzimet e tyre personale.

 

Qytetari denoncues thekson se situata është demoralizuese duke parë se vendet e tjera kanë përparuar me pajisje dhe armatime moderne dhe teknologji të avancuar, ndërsa Shqipëria nuk arrin të garantojë as minimumin për forcat e saj mbrojtëse.

 

Ai ngre pyetjen retorike: “E imagjinoni dot të plasi një luftë dhe ne pa unifroma?” Qytetari shkruan se ushtarët në vend që të mbështeten dhe t’ju dëgjohen ankesat, kërcënohen dhe iu bëhen presione për transferim.

 

Në këtë rast, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura me gjeneral Arben Kingji duhet të japin një zgjidhje dhe të sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm të trupave ushtarake me pajisje dhe uniforma të nevojshme.

 

Por jo vetëm, pasi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura meqë është dhe vetë ushtarak karriere ka përgjegjësi morale dhe institucionale të ndërhyjë në rastin në fjalë, është më e rëndësishme se sa t’i japë ultimatum Iranit për të ndaluar sulmet ndaj Izraelit sepse ushtarët shqiptarë nuk kanë uniforma, më bazike e një trupe ushtarake.

 

“Prsh joq! Jam nje ushtarak prej gati 10 vitesh. Desha te denoncoj problemin qe ne kemi. Me uniformat. Kemi me shume se dy vite qe nuk kemi mare uniforme. Këpucët i kemi blere vet. Por uniforme nuk gjejme dot as ne treg. E imagjinoni dot te plasi nje lufte. Ushtritë e botes, fortifikohen me armatime te kohes se fundit. Ndersa ne nuk kemi uniforma. Ministri del dhe bene propagande. Nuk na lejojnë as te ankohemi. Se na kërcënojnë me transferime. Postoje ta lexojnë shqiptaret. T’ju dal fytyra këtyre skuthave komuniste. Anonim te lutem”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

XS
SM
MD
LG