Lidhje


Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Një turist gjerman u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë ditën e djeshme. Në lidhje me këtë incident burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones.

 

Sipas policisë së Vlorës 27-vjeçari Velaj, ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, e cila është rrugën detare për mjetet lundruese si ato te peshkimit dhe ato turistike.

 

Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare. Fillimisht turisti gjerman është dërguar për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

 

Në të njëtën ditë, një aksident tjetër u regjistrua në plazhin e Durrësi. Një turist belg u rrëzua nga Jet Ski pasi humbi kontrollin nga kryerja e disa manovrave të rrezikshme. Për këtë ngjarje policia e Durrësit ka arrestuar, Skedilajt Xhametaj pasi i dha turistit Jet Ski me qira pa e pajisur me veshjet e sigurisë.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.

 

Shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, informoi policia e Durrësit.

XS
SM
MD
LG