Hodhi mbeturinat e kompanisë “Driza” në lumë, policia ndëshkon vetëm punonjësin 31-vjeçar

Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është bërë publik ditën e djeshme ku furgoni i kompanisë “Driza” është filmuar duke shkarkuar” mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit.
Pas publikimt të pamjeve, policia ka proceduar penalisht vetëm punonjësin 31-vjeçar i cili shfaqet në video teksa hedh mbetjet në lumin Buna. Procedimi penal ndaj 31-vjeçarit nisi për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Por policia, e cila vijon të dëshmojë paaftësinë për të siguruar rend dhe siguri, nuk ka ndërmarrë asnjë hetim ndaj kompanisë “Driza” e cila, me patjetër duhet të jetë në dijeni se ku i derdhin mbetjet punonjësit.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet me logon e një kompanie, nga i cili hidhen mbetje në lumin Buna, sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.
Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.”– njofton policia.