Qytetari skandalizohet nga produktet HAKO, sallami me sytha si të patates

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim për produktet e HAKO. Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim për sallamet HAKO. Qyteetari shkruan se para një jave ka blerë sallam HAKO në market dhe e ka hapur sot për ta servirur në tryezën familjare. Qytetari është përballur me sallam të përbërë me një masë të ngjashme me sythat e patates duke ngritur dyshime serioze mbi përbërësit dhe standardet e prodhimit.
Ky rast është një këmbanë alarmi për mungesën e kontrolleve të rregullta dhe të rrepta në produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë që ngrenë shqetësim të thellë për sigurinë ushqimore në vend. Siguria ushqimore është një çështje themelore e shëndetit publik. Produktet me origjinë të pasigurt, të përpunuara në kushte të dyshimta higjienike, përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për konsumatorin.
Përbërës të panjohur ose të prishur, siç duket në këtë rast të sallami HAKO, mund të jenë burim toksikimesh ushqimore dhe sëmundjesh afatgjata. Rasti në fjalë me sallamin HAKO hedh dritë mbi domosdoshmërinë e forcimit të inspektimeve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Konsumatorët kanë të drejtën të dinë se çfarë po fusin në trupin e tyre dhe të mbrohen nga produktet që nuk përmbushin standardet bazë të sigurisë.
Mesazhi i qytetarit:
Skandali i sallamit hako. Si kjo qe del tek patatja. Ka nje jave kur po e pergatisja sot per drek me dol ajo. E kam mbajtur ne frigorifer.
AKU duhet të hetojë urgjentisht këtë incident dhe të publikojë rezultatet në mënyrë transparente, duke vënë përpara përgjegjësisë subjektin përkatës nëse konfirmohet shkelja. Çdo copë ushqimi që përfundon në tavolinat tona duhet të jetë e sigurt dhe e kontrolluar. Mbrojtja e konsumatorit duhet të jetë prioritet i AKU dhe shtetit!/joq