Lidhje


PD i kërkon KQZ të nisë hetimin administrativ: Mungojnë 130 mijë fletë votimi

Opozita ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në gjithë vendin.

Përmes kërkesës dërguar KQZ, PD-ASHM i ka shprehur shqetësimin KQZ-së për rreth 130 mijë fletë votimi që mungojnë.

 

Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

“Sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton:

 

3.534.792 fletë votimi të prodhuara

1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit

1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura

5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara

Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 fletë votimi të papërdorura”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e opozitës.

 

XS
SM
MD
LG