Lidhje


Masakra e votës së emigrantëve me patronazhistët e Ballës! Postieri DHL-së në Firence: Po kontrolloj fletët e votimit

Mazhoranca socialiste ka përdorur për farsën elektorale të 11 majit edhe postier të DHL-së. Sinan Rustem Idrizi, i cili është postier i DHL në Firence, tregon me anë të publikimeve të tij në rrjetet sociale, se duke nisur nga muaji shkurt e deri në dërgimin e zarfave me fletë votimi në Shqipëri, ka qenë në shërbim të Partisë Socialiste, duke e mbështetur hapur atë. 

 

Jo vetëm adminsitrata dhe resurset shtetërore, por Mazhoranca Socialiste ka përdorur për farsën elektorale të 11 majit edhe postier të DHL-së.

 

Sinan Rustem Patozi përvecc publikimit dhe marrjen pjesë në takimet elektorale në diaspiorë të mazhornacës socialiste, ka postuar në rrjetin social facebook, një fotografi të tij me zarfa me votat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në eimgrim, ku shkruan: se po kontrollon për fletët e votimit. 



Në të tjera postimi, Sinan Rustem Patozi ka publikuar foto me deputetin e Erion Bracce dhe Ministrin për Diasporën Taulant Balla ku thotë, drejt mandatit të 4 –të. 
Sinan Rustem Idrizi, I cili është postier i DHL në Firence, tregon me anë të publikimeve të tij në rrjetet sociale, se duke nisur nga muaji shkurt e deri në dërgimin e zarfave me fletë votimi në Shqipëri, ka qenë në shërbim të Partisë Socialiste, duke e mbështetur hapur atë. 

 

Ky është një tjetër rast, i cili hedh hije dyshimi për sigurinë e votës së diasporës, ku edhe opozita ka denoncuar mbushjen e fletëve të votimit nga ana e patronazhistëve të partisë socialsite, të dërguar në diasporë që në momentin e nisjes së shpërndarjes së zarfeve me fletë votimi.  /syri.net
 
 

 

 
XS
SM
MD
LG