Lidhje


Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan

Analisti Andi Bushati ka reaguar me tone të ashpra duke kritikuar publikisht jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe rezultatin e kandidates socialiste në Elbasan, Sara Mila, e cila ka marrë një numër rekord votash mes akuzash për mbështetje nga krimi i organizuar në qytetin kontravers. Kjo e fundit përflitet si kandidatja e Suel Çelës në Kuvend.

 

Bushati e quajti të pakuptimtë heshtjen mediatike dhe politike për këtë rast, duke e krahasuar me vëmendjen që sipas tij u është dhënë figurave si Jorida Tabaku.

“Sa minuta shpenzuam për Joridën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan?” – deklaroi ai.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Bushati kritikoi realitetin zgjedhor në vend dhe e cilësoi me tone ironike rezultatin në Elbasan:

“Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend që ka çerekun e votave të Tiranës. Realitet me buallica unë, nuk ka dot.”

Mila i është kundërpërgjigjur ashpër Bushatit duke cilësuar se ai ka frikë nga ajo.

 

"Unë jam vajzë, jam 29 vjeç, dhe jam në politikë për të dëshmuar që lufta për dinjitet bëhet me dinjitet. Dhe meqenëse si burrë nuk zgjidhi njeri gjë, këtë punë do ta bëj si grua. Dhe ju e dini ç’bëhet po iu fut një grua një pune. Dhe ti And e di mirë prandaj ke frikë nga “buallica”.

 

Sipas Bushatit, opozita duhet të shkundet nga rrënjët:

“Duhet të mblidhet, të vetëshpërndahet, që të mos u lejojë më palaçove që i bëjnë go*** Edi Ramës, për të thënë që fajin e ka opozita.”

Bushati shtoi se opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të mos i digjë mandatet, por të përdorë strategji për të delegjitimuar parlamentin. Ai theksoi se opozita ka humbur funksionin e saj në një parlament ku, sipas tij, “janë përdhunuar” dhe nuk u është dhënë mundësia as për interpelanca apo mocione.

 

DEKLARATA E PLOTË

"Atëherë ç'të bëjë? Duhet që meqë anatemuan ditëziun që nuk kishte asnjë faj, Bashën që i nxorri nga parlamentet, të mos i djegin mandatet, por të delegjitimojnë parlamentin, të paraqiten një herë në 6 muaj për të ruajtur mandatet. Te ai Parlament janë përdhunuar nuk u është dhënë një interpelancë, një mocion për debat. Te ai Parlament opozita duhet të shkallmojë edhe atë pak që ka mbetur nga fasada demokratike. Opozita duhet të ndërpresë çdo marrëdhënie me palaçot e Troplinëve, me SPAK-un. “Ta tregoj në SPAK”… Edi Rama më i fortë se kurrë ka qenë në kohën e SPAK.

 

Kjo opozitë nëse vijon ta legjitimojë, pas katër vitesh do e hajë shumë më thellë. Kjo opozitë, nga një opozitë… Sistemi ynë ka dy parti, PD dhe PS. Ky sistem PD-në e ka abortuar, e kanë abortuar biznesmenët, e me rradhë. PD duhet të kalojë në një parti anti-sistem që të ndërpresë çdo marrëdhënie me çdo institucion të kapur nga Rama", tha ndër të tjera Bushati.

XS
SM
MD
LG