Lidhje


Netanyahu pretendon se është i përkushtuar ndaj "vizionit të Trumpit" për përfundimin e sulmeve në Gaza

Lidhur me paralajmërimet për sulmet gjithëpërfshirëse të nisura për pushtimin e përhershëm të Rripit të Gazës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se është i përkushtuar ndaj "vizionit për Gazën" të presidentit të SHBA-së Donald Trump, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Netanyahu reagoi ndaj Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë, të cilat bënë thirrje që t'u jepet fund sulmeve gjithëpërfshirëse të nisura për të pushtuar përgjithmonë Rripin e Gazës.

 

"Izraeli e pranon vizionin e presidentit Trump dhe u bën thirrje të gjithë udhëheqësve evropianë të bëjnë të njëjtën gjë. Sulmet mund të përfundojnë nesër nëse lirohen pengjet në Gaza, nëse Hamasi dorëzon armët, nëse udhëheqësit e tij dëbohen dhe nëse në Gaza nuk mbetet asnjë element i armatosur", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë vendet në fjalë kanë reaguar se janë të gatshme të njohin shtetin e Palestinës ndërsa pretendohet se sulmet e dhunshme të kryera nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori 2023 janë një "luftë mbrojtëse".

 

Britania, Franca dhe Kanadaja i bënë thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj Gazës. "Ne do të ndërmarrim hapa më konkretë kundër Izraelit nëse nuk ndalon operacionet e reja ushtarake dhe nuk heq pengesat që ka vendosur për ndihmën humanitare", thuhet në reagimin e këtyre vendeve.

Ushtria izraelite ka filluar zbatimin e një plani sulmi që do të zgjerojë dhe do ta bëjë të përhershëm pushtimin e Rripit të Gazës. Netanyahu tha se Izraeli do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

 

Sipas planit, ushtria izraelite do ta pushtojë përgjithmonë Rripin e Gazës ndërsa palestinezët do të dëbohen në "kampe përqendrimi" në jug të Gazës. Izraeli do t'u japë palestinezëve këtu ndihmë të mjaftueshme humanitare "aq sa për të mbijetuar".

XS
SM
MD
LG