Kryeministrja daneze nxjerr “blof” Ramën: Unë nuk jam socialiste

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen u shpreh se të dy ata janë socialistë. Rama shtoi se “mund të mos jenë socialistët më të mirë, por fitojnë zgjedhjet”.
Pas fjalës së Ramës, Frederiksen e korrigjon homologun e saj duke i thënë se nuk është socialiste. Më pas aty zhvillohet një bisede teksa Rama e pyet ‘nuk jeni socialiste’. Frederiksen e rithekson se ajo është socialdemokrate dhe në një situatë të tillë ajo buzëqesh për të kaluar në temë tjetër.
Rama: Siç e tha Mette jeni shumë socialist edhe ndoshta nuk jemi socialistët më të mire, duke qenë se fitojmë zgjedhjet shumë, por ky është këndvështrimi im.
Frederiksen: “Unë nuk jam socialiste, por gjithsesi nuk
Rama: Ah nuk jeni socialiste ju?
Frederiksen: Socialdemokrate.
Rama: Ah, socialdemokrate, po çfarë do të thotë kjo? Ja e shihni, pra jam socialdemokrate./lapsi