Lidhje


Tallja e Berishës me demokratët: Meta-Idrizi nxorrën 3 deputetë me 8000 vota, Alimehmeti me 16,000 vota s’mori mandat!

Tallja e Berishës me demokratët: Meta-Idrizi nxorrën 3 deputetë me 8000 vota, Alimehmeti me 16,000 vota s’mori mandat!l Tallja e Berishës me demokratët: Meta-Idrizi nxorrën 3 deputetë me 8000 vota, Alimehmeti me 16,000 vota s’mori mandat!

 

Në zgjedhjet e fundit të 11 majit, Partia Demokratike vijoi modelin e saj të bashkëpunimit me partitë aleate duke i përfshirë në listat e saj përmes një koalicioni të përbashkët. Në këtë formulë garuan emra nga Partia e Lirisë, PDIU, Partia Republikane, PBDNJ dhe PAA.

 

 

Sistemi absurd zgjedhor i votuar vite më parë nga opozita dhe qeveria ka çuar në rezultatet e sotme për futjen në Kuvend të emrave më kontroversë teksa kandidatë tejet të votuar kanë mbetur jashtë.

 

Në këto zgjedhje, partitë në koalicion me PD, PL Meta–Idrizi PAA kanë siguruar 3 mandate deputetësh me vetëm 8 800 vota në total, ndërkohë që Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar të PD, me 16 000 vota personale, ka mbetur jashtë Kuvendit.

 

Konkretisht, Partia e Lirisë ka siguruar dy mandate të garantuara në Tiranë, ndërkohë që kreu i saj, Ilir Meta, ka marrë vetëm 7092 vota në listën e hapur. Edhe PDIU, me Shpëtim Idrizin që ka marrë vetëm 1786 vota, ka përfituar një mandat përmes Mesila Dodës në listën e sigurt. Në total, dy partitë kanë futur tre deputetë në Parlament me vetëm 8800 vota të kombinuara.

 

 

Në kontrast të fortë qëndron rasti i Ilir Alimehmetit, kandidat i PD-së, i cili me mbi 16 mijë vota individuale nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend. E njëjta gjë ndodhi edhe me kandidatë të tjerë si Asllan Dogjani, Myslim Murrizi dhe Grigels Muçollari, të cilët morën mijëra vota, por mbetën jashtë loje.Ndërkohë që partitë e vogla përfitojnë nga prania në listat e sigurta, kandidatët më të votuar të opozitës shpërfillen nga sistemi./joq

XS
SM
MD
LG