Lidhje


Projeksioni i votave në Qarkun e Tiranës! Si ndahen mandatet e deputetëve mes socialisteve dhe demokratëve! Shehaj e Lapaj në lojë për 5 ‘karrige’

Sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit,  rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh.

 

Duket se PS në këtë sondazhit mund të arrij nga 44% deri në 48 %. Sakaq, nga ana tjetër  Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 fitoi 15 mandate në kryeqytet, dhe duket se në këtë garë mund të këtë deri në 2 mandate rënie.

 

Notosondaggi zbulon se PD-ja dhe koalicioni i saj në Qarkun e Tiranës mund të arrijnë deri në 33% të votave, me një maksimale që mund të shkojë deri në 35%.

 

Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 13 deri në 14 mandate deputetësh që do të zënë vend në parlamentin e ri.

 

Një risi në këtë garë duket se do të sjell Mundësia e Agron Shehajt, e cila sipas sondazhit të kompanisë italiane është në garë për të fituar nga 3 deri në 4 mandate në kryeqytet.

 

Agron Shehaj vlerësohet se mund të arrij deri në 10.5 % të votave në Qarkun e Tiranës.

 

Edhe Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pretendon nga 1 deri në 2 mandate deputetesh.

 

Në Qarkun e Tiranës Nisma Shqipëria Bëhet, duket se mund të arrijë deri në 4.5% të votave.

 

Një tjetër mandat mund t’i shkojë Partisë Socialdemokrate te Tom Doshit. Kjo forcë politike mund të arrijë në Tiranë nga 2% dhe maksimalja në 3% të votave.

 

Ndërkohë që Euroatlantikët e Lulzim Bashës dhe Djathtas e Enkelejd Alibeajt stopojnë në 0.5% , maksimumi 1% por që nuk përkthehen në asnjë mandat./panorama

XS
SM
MD
LG